14 Maj 2024

Shtyhet afati i propozimeve për anëtarin jo prokurorë në KPK

Prishtinë, 5 gusht - Shtyhet afati i dorëzimit të propozimeve (kandidatëve) për pozitën e anëtarit jo prokurorë në Këshillin Prokurorial të Kosovës për dhjetë (10) ditë shtesë, duke filluar nga data 5 gusht deri me datë 14 gusht 2014.

Ftohet shoqëria civile në Republikën e Kosovës, për dërgimin e  propozimeve (kandidatëve) për pozitën e anëtarit jo prokurorë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Propozimet e dërguara (kandidatëve) për pozitën e anëtarit jo prokurorë nga shoqëria civile në Këshillin Prokurorial të Kosovës në bazë të shpalljes së datës 23 qershor 2014, janë të vlefshme dhe do të merren parasysh nga Këshilli Prokurorial.

Kandidatët e propozuar për pozitën e anëtarit jo prokurorë në Këshillin Prokurorial të Kosovës, duhet të plotësojnë kriteret e më poshtme:

Ftohet shoqëria civile në Republikën e Kosovës, për dërgimin e pesë propozimeve (kandidatëve) për pozitën e anëtarit jo prokurorë në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Kandidatët e propozuar për pozitën e anëtarit jo prokurorë në Këshillin Prokurorial të Kosovës, duhet të plotësojnë kriteret e më poshtme:

Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;

Të ketë diplomë të fakultetit juridik, të pranuar sipas ligjeve të Kosovës;

Të jetë anëtar i shoqërisë civile në Kosovë;

Të mos jetë i dënuar me vendim të plotfuqishëm për vepër penale, me përjashtim të veprave kundërvajtëse;

Të këtë reputacion të lartë profesional dhe integritet moral; dhe

Të ketë përgatitje të lartë profesionale dhe me njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut.

 
Shoqëria civile propozimit të kandidateve për anëtare të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duhet të bashkëngjisin edhe dokumentet që mbështesin se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura me këtë shpallje publike.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, inkurajon shoqërinë civile që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtarë të Këshillit të marr parasysh përbërjen shume etnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara ndërkombëtarësht të barazisë gjinore.

Propozimet dhe dokumentet shtesë duhet të dërgohen  në  katin e katërt të ndërtesës së KPK-se, zyra numër 405A, deri me datë 14 gusht 2014, ora 16:00, të mbyllur në zarf.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile i cili emërohet anëtarë jo prokuror i Këshillit Prokurorial të Kosovës, emërohet me mandat 5 vjeçar.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile i cili emërohet anëtarë jo prokuror i Këshillit Prokurorial të Kosovës, nga radhët e shoqërisë  civile, do të i nënshtrohet rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe rregullave të brendshme të miratuara nga Këshilli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)