Shtohet përkrahja për protestën e 18 prillit
Prishtinë, 16 prill - Në vazhdën e përkrahjeve të shumta që po vijnë për protestën kundër kapjes së shtetit që do të mbahet më 18 prill, sot u bashkua edhe Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm - KOSID.
Më poshtë mund ta gjeni listën e organizatave që po mbështesin këtë protestë.
- Sindikata e Pensionistëve dhe të Moshuarëve të Kosovës
- Federata Sindikale e Bujqëve të Kosovës
- Sindikata e Pavarur e Fabrikës së Amortizatorëve
- Këshilli grevist i punëtorëve të ish-ndërmarrjes \"Ballkani\" nga Theranda (Suhareka)
- Perfaqesuesit e punëtorëve të Fabrikës së Gypave
- Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Ferizaj
- Lëvizja e Re Demokristiane