Shtohet numri i serbëve në barrikadën në Zupç
Mitrovicë, 4 nëntor - Është shtuar numri i serbëve në barrikadën në Zupç, në rrugën që çon në Bërnjak, pas paralajmërimeve se andej do të kalojë autokolona e KFOR-it dhe EULEX-it.
Serbët kanë thënë se do të lejojnë kalimin e KFOR-it, por jo edhe të EULEX-ti.
Në rrugët tjera në Kolashinin e Ibrit, serbët bëjnë kujdestari që të ndalojnë kalimin e automjeteve të EULEX-it, derisa KFOR-it i është lejuar kalimi nga jugu i Mitrovicës në drejtim të Bërnjakut dhe Ribariqit, raporton Beta.
Në Jagnjenicë serbët ende e mbajnë të bllokuar rrugën që qon te fshati shqiptar i Çabrës, nga ku anëtarët e misionit ndërkombëtar qarkulloni për në veri të Kosovës.