12 Janar 2025

Shthuret filli i vrasjeve enigmatike

Prishtinë, 14 korrik - Personi që është dashur të vritet është nga Peja. Po ashtu edhe porositësi i vrasjes. Megjithatë emrat e këtyre personave nuk bëhen publikë për shkak se mund të prishen hetimet. Prokuroria dhe Policia e Pejës nuk bëjnë të ditur as motivet e planit për vrasje me pagesë të një personi.

E vetmja që dihet është se për tre personat që u arrestuan se planifikonin vrasjen, gjykata u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim.

Këtë e ka konfirmuar edhe njëri nga prokurorët e Pejës Haxhi Sinanaj.

Sipas tij, dy shtetasit e Shqipërisë dhe ai i Kosovës të dielën janë dërguar para gjyqtarit i cili me kërkesë të Prokurorisë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim.

Sinanaj pa dhënë detaje më shumë tha për gazetën se personi që sipas planit duhej të vritej është banor i Komunës së Pejës e po ashtu edhe ai që ka porositur këtë vrasje.

“Ne bashkë me hetuesinë jemi duke punuar në ndriçimin e plotë të këtij rasti”, tha Sinanaj. /Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)