29 Dhjetor 2024

Shteti po dështon në mbrojtjen e gruas

Prishtinë, 16 mars - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA dënon ashper rastin e vrasjes së Sebahate Sopi nga ish-bashkëshorti i saj duke thënë se edhe një grua e gjeti vdekjen duke u qëlluar me plumb nga ish burri i saj. Rastet e vrasjeve të grave nga partnerët e tyre kanë shënuar rritje dhe kjo duhet të tmerrojë të gjithë.  

Shumë prej grave që jetojnë në lidhje abuzive ku përjetojnë dhunë të vazhdueshme, përfundojnë me vrasje. Sipas raportimeve të mediave, Sabahate Sopi, tashmë e ndjera, ka raportuar dy herë dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj në Policinë e Kosovës. Kërkojmë nga institucionet e rendit që menjëherë të informojnë publikun se pse nuk kanë marrë masat e nevojshme emergjente për siguri të viktimës, ashtu siç kërkohen nga procedurat standarde të veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje. Neglizhenca në trajtimin e rasteve të dhunës në familje jo rrallë herë ka rezultuar me gra viktima.

Në anën tjetër vrasjet e grave nuk duhet të shihen si rezultat i problemeve personale brenda familjes. Kjo mënyrë e trajtimit veç sa i shërben ruajtjes së status quos që dhunën tenton ta paraqes si diçka private. Dhuna dhe vrasja ndaj grave po bëhet nën miratimin e një sistemi që po e arsyeton atë. Femicidi është shkelje e të drejtës së grave për jetë. Shteti po dështon ta garantojë këtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)