27 Prill 2024

Shteti fajtor për vrasjen e Sebahate Morinës

Prishtinë, 5 prill - Sot janë bërë dy javë nga nxjerrja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i gjeti përgjegjës Prokurorinë dhe Policinë për shkeljen e të drejtës në jetë të Sebahate Morinës.

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka deklaruar se përgjatë këtyre dy javëve nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë e nuk kemi parë asnjë hap të institucioneve përgjegjëse lidhur me vendimin. Ato po sillen sikur nuk e kanë lexuar dhe sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Sot sollëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese para Kryeprokurorit të Shtetit. Vendimi thotë qartë që shteti ia mohoi Sebahates të drejtën për jetë. Ndërkohë nuk ka asnjë dorëheqje a shkarkim të personave përgjegjës. Por ne nuk do të lejojmë asnjëherë që ky vendim kaq me rëndësi të kalojë në heshtje.

"Rikujtojmë që Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar që e bën interpretimin e Kushtetutës dhe vendimet e saj janë të detyrueshme për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës", thekson QIKA.

Prandaj procedurat e brendshme disiplinore për zyrtarët përgjegjës në rastin e Sebahate Morinës sipas QIKA do të jenë krejtësisht formale sepse konstatimet për shkeljet e vërtetuara nga Gjykata Kushtetuese janë të detyrueshme si për Prokurorinë e Shtetit, ashtu edhe për Policinë e Kosovës.

Prandaj organizatat për të drejtat e grave kërkojnë nga Kryeprokurori i Shtetit: që menjëherë t’i zhvillojë procedurat disiplinore për shkarkimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi për shkeljet në rastin e Sebahate Morinës dhe të Prokurorit përgjegjës për trajtimin e shkeljes së të drejtës në jetë të Sebahate Morinës.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës: që menjëherë t’i zhvilloni procedurat e brendshme për shkarkimin e zyrtarëve policorë përgjegjës për shkeljet në rastin e Sebahate Morinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)