Shtëpia përfshihet në zjarr
Rahovec, 26 qershor - Rastet e zjarreve në shtëpi, qoftë nga pakujdesia apo shkaqe të tjera nuk janë të rralla. Policia raporton se brenda 24 orëve kanë ndodhur dy raste të tilla në gjithë territorin e Kosovës.
Në rrugën Selim Berisha në Rahovec, ankuesi mashkull shqiptar ka informuar se në orët e mëngjesit është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij.
\"Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për të lënduar\", raporton policia.
Në rastin tjetër në fshatin Dobërllukë në Vushtrri, ankuesi mashkull shqiptar ka informuar se është përfshirë nga zjarri pullazi i shtëpisë së tij. Edhe nëkëtë rast, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin, kurse -përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.