06 Maj 2024

Shtëpia e Nazim Bllacës sulmohet me granatahedhës

Prishtinë, 30 qershor - Mbrëmë rreth orës 23:03 minuta është sulmuar me granatahedhës shtëpia e Nazim Bllacës në Ribar të komunes së Lipjanit. Përveq demeve materiale askush nuk është lënduar.

Dëshmitari bashkëpunues ka njoftuar se sulmi është kryer nga oborri i shkollës që është përballë shtëpisë. Burime nga vendi i ngjarjes kanë njoftuar se arma është gjetur.

\"Sonte ne oren 23:03 min. është sulmuar me granatahedhes shtepija ku jetoj tash e kate  vite  të lenduar nuk ka po objketi  eshte i demtuar pasi eshte goditur ne pjesa lindore edhe  tash  per  momentin  ku  ora  eshte  02:10  ka  forca  te  medha  policore  të  Eulexi  dhe  te  Kosoves\", ka njoftuar Bllaca permes emial adreses se tij.

Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, por dihet që gjashtë persona janë dënuar për shkak të dëshmive të tij.

Shpresim Uka, Sadik Abazi, Shaba Syla, Bekim Syla, Driton Hajdari janë dënuar me 54 vjet burg. Bekim Syla, Shpresim Uka dhe Driton Hajdari janë në arrati. Fahredin Gashi ndërkaq është dënuar më 17 burg. Me 3 korrik nis gjykimi i Nazim Bllacës për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Bllaca është shpallur dëshmitar bashkëpunues nga gjykata pasi që në nëntor të vitit 2009, në një deklaratë publike, ka pranuar se ka kryer krime pas luftës si ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)