16 Janar 2025

Shtatëmbëdhjetë mijë veteranët që nuk luftuan kurrë

Prishtinë, 13 gusht - Dy listat e Agim Çekut flasin për shifra të ndryshme të veteranëve. Listën e parë me 13 mijë veteranë Çeku ia ka dorëzuar KFOR-it më 1999. Të dytën me mbi 30 mijë veteranë ia ka prezantuar publikut më 2015.

Të dyja janë prezantuar si të vërteta. Në listën që Çeku ia kishte dorëzuar KFOR-it thuhet se Shtabi i Përgjithshëm kishte 39 pjesëtarë, Zona Operative e Drenicës – 2.611, shkruan ‘Koha Ditore’.

Ajo e Pashtrikut – 1.715. Zona e Dukagjinit kishte gjithsej 1.537 pjesëtarë. Ajo e Shalës – 1.253. E Llapit - 4.523. Zona e Nerodimes kishte 1.253. Ajo e Karadakut kishte veç 347 pjesëtarë. Batalioni 1/60 kishte 110, derisa Qendra Shkollore kishte 30 pjesëtarë. Brigada 200 e Logjistikës kishte 40.

Me verifikim numri i veteranëve kalon 30 mijë.

/Koha Ditore/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)