Shtatë të akuzuar për tragjedinë në Tisa
Prishtinë, 17 janar - Zyra e prokurorisë ka akuzuar shtatë shqiptarë për vdekjen e 15 njerëzve, të cilët e humbën jetën gjatë përpjekjes për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Prokurori Besim Kelmendi, i cili heton krimin e organizuar dhe krimet e luftës, ka thënë se shtatë të akuzuarit kanë \"rrezikuar jetën dhe sigurinë e imigrantëve\", shumica prindër të rinj dhe fëmijët e tyre, transmetoi AP.
Kelmendi ka thënë se të shtatë personat akuzohen për përfshirje në krim të organizuar dhe trafikim të imigrantëve.
Vetëm tre njerëz i mbijetuan përmbytjes së barkës në lumin Tisa ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë në tetor, 2009, teksa përpiqeshin të kalojnë në vendet e BE-së.
Gjykimi i të akuzuarve pritet të fillojë në 20 janar.