16 Janar 2025

Shtatë policë të lënduar në protestat e mbrëmjes

Prishtinë, 18 nëntor - Pas shpërndarjes së mëhershme të protestuesve, serish në orët e mbrëmjes një numër i  protestuesve të shoqëruar nga disa deputet, janë kthyer dhe kanë vazhduar të qëndrojnë të qetë para objektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Mirëpo më vonë, protestuesit pas pranimit të informacionit për masën e caktuar nga Gjykata kompetente ndaj deputetes  znj.Kadaj-Bujupi, përsëri kanë shfaqur dhunë ndaj policisë dhe objekteve zyrtare dhe Policia e Kosovës është detyruar të intervenojë, për ta vënë situatën nën kontrollë.

Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, deri në ora (19:30) numri i zyrtarëve policor të lënduar të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka arritur në shtatë mirëpo ka edhe zyrtarë të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime sipërfaqësore por që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërsa në bazë të informacioneve të mëhershme lëndime kanë pësuar dy qytetar të cilëve po ashtu iu është dhënë ndihma mjekësore.

Policia e Kosovës përmes njësiteve të saja relevante deri në ora 19:30 kanë shoqëruar në stacione policore njëzet e dy (22) protestues të dhunshëm, si dhe më parë kanë konfiskuar në vendngjarje një (1) çantë të dyshuar të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.

Po ashtu në bazë të informacioneve të deritanishme janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte publike,duke përfshire edhe dhjetëra vetura të dëmtuara si;

Një (1) veturë kombi me targa 3Z është djegur,

Katër (4) vetura të Policisë të dëmtuara,

Dëme në disa vetura zyrtare të institucioneve të ndryshme, duke përfshirë një e cila ka qenë në lëvizje, por që pritet të verifikohen dhe të saktësohet numri i tyre,

Dëme të shkaktuara të objektit të Qeverisë dhe objekteve tjera shtetërore,

Dëme të shkaktuara edhe te shtatorja e ish-presidentit Rugova, dyshohet për dëmtim të shkronjave të shtatores si dhe

Dëme të shkaktuara në pajisjet dhe uniformat policore.

Policia e Kosovës bazuar në planifikimet operacionale ka vazhduar me monitorimin e situatës së krijuar nga protesta e dhunshme dhe me veprimet e saja ligjore ka arritur            të menaxhoj dhe ta vejë situatën nën kontroll, e cila tani vlerësohet të jetë e qetë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)