04 Maj 2024

Shtatë persona u dënuan për krim të organizuar dhe rrëmbim

Prishtinë, 4 maj - Dje, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendas në Gjykatën e Qarkut në Peja i ka shpallur të pandehurit Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi, Ahmet Neziraj, Ilmi Lufaj, Himë Krasniqi dhe Selman Gashi fajtor për krim të organizuar dhe rrëmbim. Atyre u janë shqiptuar dënime me burgim prej gjithsej tetëdhjetë e shtatë viteve.

Bedri Krasniqi u dënua me shtatëmbëdhjetë (17) vite burgim dhe 200.000 euro gjobë; Dervish Idrizaj u dënua me  trembëdhjetë (13) vite burgim dhe 180.000 euro gjobë; Hamdi Krasniqi u dënua me dymbëdhjetë (12) vite burgim dhe 150.000 euro gjobë; Ahmet Neziraj u dënua me pesëmbëdhjetë (15) vite burgim dhe 150.000 euro gjobë; Himë Krasniqi u dënua me dhjetë (10) vite e gjashtë (6) muaj vite burgim dhe 150.000 euro gjobë; Selman Gashi u dënua me dhjetë (10) vite burgim dhe 150.000 euro gjobë; Ilmi Lufaj u dënua me dhjetë (10) vite burgim dhe 150.000 euro gjobë. Të akuzuarit Bedri Krasniqi, Dervish Idrizaj, Hamdi Krasniqi dhe Himë Krasniqi janë dënuar edhe për posedim të kundërligjshëm të armëve.

Më 21 shtator 2010, të akuzuarit duke vepruar si një grup i organizuar kriminal e kishin rrëmbyer biznesmenin Azem Morina nga fshati Gllarevë në Komunën e Klinës. Ai ishte mbajtur peng për dyzet e katër ditë, ndërsa për të ishte kërkuar shuma prej tre milion eurosh.  Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror vendas nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Palët mund të ankohen ndaj këtij vendimi në afat prej pesëmbëdhjetë ditësh pasi t’u jetë dorëzuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)