02 Maj 2024

Shtatë persona lirohen nga akuzat për krime lufte

Prishtinë, 5 shkurt - Zyra e informimit e EULEX-it ka bërë të ditur se trupi gjykues i përbërë nga një gjyqtar i EULEX-it dhe dy gjyqtarë vendas, i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prizren i ka liruar shtatë të akuzuar nga akuzat për krime lufte.

Trupi gjykues i shpalli të akuzuarit Ejup Kabashi dhe Sokol Bytyqi të pafajshëm për akuzat për krime lufte ndaj popullatës civile, sepse nuk është dëshmuar se, në korrik 1998, ata kanë zbatuar masa të terrorit dhe kërcënimit kundër popullatës civile serbe  nga Opterusha.

Të akuzuarit Mustafa Hoti, Milaim Hoti, Naser Hoti, Nexhmedin Berisha dhe Jetulla Kabashi u shpallën të pafajshëm sepse nuk është dëshmuar që ata i kanë ndihmuar Ejup Kabashit në kryerjen e krimeve të lartpërmendura.

Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori special i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)