SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut Sefedin Fazliu
Prishtinë, 7 nëntor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se mbrëmë në vendin e tij të punës është sulmuar dr. Sefedin Fazliu, shef i emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, derisa po u ofronte ndihmë të lënduarve nga një aksident trafiku.
Mjeku i sulmuar mbrëmëââ edhe pas sulmit ndaj tij ishte kthyer prapë për të vazhduarâ ndihmën ndaj pacientit në fjalë si dhe pacientëve tjerë nga një aksident trafiku.â
Ai â njihet për sjellje korrekte dhe të përgjegjshme ndaj palëve
â
SHSKUK dënon sulmin ndajââ mjekutââ specialist në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës pacientit të hospitalizuar dhe trajtuar sipas protokolleve të sëmundjes emergjente.
â
ââ Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve në detyrë në institucionet publike, janë të pa pranueshme dhe të dëmshme, e të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës.
SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dheââ sulmuesin e mjekutââ ta nxjerrin si përgjegjës.
Mjekët janë në shërbim të pacientëve, duke bërë punë të ndërgjegjshme dheâ me sakrifica të mëdha.