SHSK dhe PK nënshkruan memorandum bashkëpunimi
Prishtinë, 15 mars - Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK) i cili funksionon ne kundër të Ministrisë së Drejtësisë dhe Policia e Republikës së Kosovës (PK), sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi.
Ky memorandum u nënshkrua nga Zëvendësministri i Drejtësisë, Abdyl Ymeri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.
Memorandumi ka për qëllim, krijimin, zhvillimin dhe avancimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë SHSK-së dhe Policisë së Republikës së Kosovës, në shkëmbimin e informacioneve dhe ofrimin e mbështetjes për ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative dhe për mbikëqyrjen e personave te liruar me kusht nga burgu, në pajtim me dispozitat e aplikueshme ligjore.