18 Janar 2025

Shqyrtohet roli i Gjykatës Kushtetuese në ndryshimin Shoqëror

Prishtinë, 6 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Shqyrtimi i Rolit të Gjykatës Kushtetuese si Akter i Ndryshimit Shoqëror në Kosovë”.

Paneli Diskutues ka për qëllim të diskutoj mbi rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës drejtë konsolidimit dhe zhvillimit të demokracisë kushtetuese dhe menaxhimit të vakumit institucional.

Paneli Diskutues gjithashtu do të reflektojë mbi shtrirjen e juridiksionit, pozicionimin, legjitimitetin dhe përformancën e përgjithshme të Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e pyetjeve të rëndësishme gjatë dhe pas krizave politike apo kushtetuese.

 
Në fillim të diskutimit, Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë një hulumtim të titulluar “Fillim Premtues: Roli Transformues i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.”

Ky hulumtim analizon rolin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si akter kushtetues-politikë në mbarëvajtjen e procesit të demokracisë.

Ky hulumtim është financuar nga “Regional Research promotion Program in the Western Balkans” (Programi Rajonal për Promovimin e Kërkimeve Shkencore në Ballkanin Perëndimor) dhe është pjesë e një projekti rajonal që fokusohet në kontributin e gjykatave kushtetuese tek demokracitë në tranzicion dhe konsolidimin e shteteve pasardhëse të Jugosllavisë duke përfshirë Bosnjën dhe Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë, dhe Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)