Shqyrtohet platforma e politikës së inteligjencës dhe të sigurisë
Prishtinë, 12 mars - Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar draftin e platformës vjetore të politikës së inteligjencës dhe të sigurisë.
Në Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë, parashtrohen prioritetet strategjike të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, e cila po ashtu përmban udhëzimet e përgjithshme për punën e kësaj Agjencie.
Në pajtim me Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI-së propozon një version të Platformës Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë për Këshillin e Sigurisë të Kosovës për shqyrtim nga ana e tyre.
Pas konsultimit të Kryeministrit me Presidentin e Republikës së Kosovës, Platforma i procedohet për miratim Qeverisë, ndërsa pas miratimit nga ana e Qeverisë, Platforma i dërgohet Organit Mbikëqyrës Parlamentar për informim, dhe Drejtorit të AKI-së për veprim.