Shqyrtimi i lëndëve kundër korrupsionit, prioritet i Gjykatë së Apelit
Prishtinë, 31 dhjetor - Gjykata e Apelit e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë këtij viti ka pasur në punë 26 raste që kanë të bëjnë me veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe korrupsionit zyrtar.
Nga to, 3 të trashëguara nga vitet paraprake, ndërsa 23 tjera, të pranuara gjatë vitit 2015. Prej tyre janë zgjidhur 19 raste, ndërsa të pa zgjidhura kanë mbetur 7.
Edhe gjatë vitit 2016, kjo gjykatë ka njoftuar se do të vazhdoj ti shqyrtoj me prioritet lëndët e kësaj natyre, duke pasur parasysh rëndësinë e madhe, aktualitetin dhe kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Gjykata e Apelit e Kosovës vepron si gjykatë e shkallës së dytë, që do të thotë se i gjykon lëndët e pranuara pas ankesës nga ndonjëra prej shtatë gjykatave themelore.