14 Maj 2024

Shqiptohet dënimi ndaj të akuzarit Sh. Drangaj

Prishtinë, 13 gusht - Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin me burgim ndaj të akuzuarit Sh. Drangaj në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 1.000 (një mijë) Euro.

Gjykata gjeti se i akuzuari Sh. Drangaj, shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pasi të njëjtit me datë 19.03.2014, në ora 02:25, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, me rastin e ndaljes dhe kontrollimit nga Policia e Kosovës, i janë gjetur 19 kilogramë e 628.76 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë  – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Në dënim përfshihet edhe koha e kaluar në  paraburgim.

Palët në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të shqiptimit të dënimit nga trupi gjykues.

Gjykata Themelore e Gjilanit është themeluar më 1 janar 2013, në pajtim me Ligjin për Gjykatat, si gjykatë e shkallës së parë për komunat: Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Kllokot, Juridiksioni i Gjykatës Themelore mbulon të gjitha çështjet, përfshirë ato penale, civile, ekonomike, administrative dhe rastet me të mitur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)