Shqiptari nga Kosova pranon se ishte i lidhur me Xhihadin
Prishtinë, 20 shtator - Shqiptari nga Kosova i arrestuar një javë në marë në Aeroportin e New York-ut ka pranuar se ai ishte i lidhur me xhihadin dhe planifikonte bashkëngjitjen me këtë grup terrorist.
27 vjeçari, Agron Hasbajrami që po jetonte në Brooklyn të New York-ut ka pranuar para gjykatës njujorkeze se ishte pjesëtar i grupeve radikale dhe se kishte dërguar mbi 1000 dollarë një organizate radikale islamike në formë të ndihmës për mbështetjen e detyrave të saj, informon agjencia e lajmeve INA.
Ai ka pranuar para gjykatës së dëshironte ti bashkëngjitej grupeve terroriste që vepronin nën petkun e islamit për të mbështetur xhihadin, ndërsa ka shpjeguar se kjo ishte rruga më e mirë për jetën e tij në botën e amshuar.
FBI kishte kontrolluar banesën e tij dhe kishte sjellë para Gjykatës faktet, mbi të cilat Agroni ka vërtetuar se ato fakte janë të vërteta.
Në kompjuterin e tij janë gjetur informacione me udhëzime nga Grupi islamik, i cili kishte shpjeguar se duhet të organizonte vetë shpenzimet e udhëtimit si dhe paratë për të blerë një armë.
Po ashtu është gjetur një udhëzim mbi fluturimin e tij të sigurt për në Pakistan, ku në udhëzim i ishte thënë të merrte fluturimin nga USA për në Turqi, ndërsa nga Turqia do të përdorte mjete të tjera për të udhëtuar.
Ai u arrestua të martën e kaluar në Aeroportin ndërkombëtar Kennedy ndërsa kishte rezervuar fluturimin për në Stamboll. megjithatë Hasbajrami nuk kishte lidhje me kërcënimet e mundshme të terrorizmit të drejtuara ndaj New Yorkut në shënimin e përvjetorit të 10 të sulmeve terroriste.