03 Maj 2024

Shqiptarët vriten si të dyshuar të “Al-Kaedës”

Prishtinë, 9 janar - Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku dyshohet të mos jenë shqiptarët e fundit të vrarë këto ditë në Siri.

Si rezultat i përplasjeve me rebelët vendës dhe jo me forcat e presidentit Bashar Al –Assad, pretendohet se ka edhe shqiptarë të tjerë që janë vrarë të hënën në veriperëndim të Sirisë.

Burime të gazetës “Tribuna” kanë bërë të ditur se, në një përpjekje të grupeve rebele për ta pastruar lëvizjen e tyre nga elemente të “Al-Kaedës”, i kanë vrarë në një aksion të paktën 34 luftëtarë të huaj në Siri. Burime të tjera kanë shpjeguar për gazetën, se disa nga të vrarët janë shqiptarë.

Sipas këtyre burimeve, shumica e shqiptarëve që luftojnë në Siri janë në veri të këtij shteti, në kufirin e Sirisë më Turqinë në provincat Idlib dhe Alepo.

Në provincën Idlib ka ndodhur vrasja e 34 të huajve. Në bazë të një skenari të njohur, shumica e vullnetarëve shqiptarë kanë përfunduar në tokën siriane duke udhëtuar përmes Turqisë.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)