23 Dhjetor 2024

“Shqiponjat e Bardha” marrin përsipër vrasjen e Salkovicit

Prishtinë, 13 dhjetor - Një organizatë që veten e quan “Shqiponjat e Bardha”, ka marrë përsipër, nëpërmjet një letre, vrasjen e Shefko Salkovicit, një punonjësi të KQZ-së, në fshatin Postenje të Leposaviqit.
 
Kjo organizatë, përmes një letre të lënë në vendin e ngjarjes, ka marrë përsipër gjithashtu edhe sulmin në natën ndërmjet të shtunës dhe së dielës, ndaj një zyre të KFOR-it danez në Zubin Potok.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, tha për Radion “Evropa e Lirë”, se policia ka marrë letrën dha ajo tashmë është bërë, pjesë e hetimeve të nisura. “Është një letër e shkruar në kompjuter edhe përmbajtja e letrës është shumë domethënëse. Mendojmë se ajo duhet të shqyrtohet. Letra po ashtu duhet të shqyrtohet edhe se sa është valide”, tha Hoti. Hoti, nuk ka dhënë detaje të hollësishme duke thënë se ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë.

“Ne ende nuk e kemi identifikuar se a bëhet fjalë për organizatë apo dikë tjetër; nuk guxojmë të paragjykojmë asgjë ”, deklaroi Hoti.

Hoti ka konfirmuar se në bashkëpunim me EULEX-in, hetimet po vazhdojnë dhe se ato janë duke shkuar në disa drejtime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)