Shqipëria vazhdon të përkrahë Kosovën në fushën e sigurisë
Prishtinë, 18 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë, në Kosovë, z. Qemal Minxhozi.
Në këtë takim u bisedua për marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe në bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.
Të dyja vendet tona historikisht dihet se kanë pasur marrëdhënie të mira vëllazërore dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të jenë edhe më tej, duke u forcuar çdo herë e më shumë, tha ministri Hyseni.
Ambasadori shqiptar, Minxhozi, uroi ministrin Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme. Ai tha se shteti i Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format.