15 Janar 2025

Shqipëria mbështet FSK-në

Prishtinë, 8 maj - Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, i cili në emër të shtetit shqiptar, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë  e uroi komandantin Rama për detyrën e re.

Gjeneral Rama duke falënderuar ambasadorin Minxhozi, vlerësoi lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të dy shteteve, ministrive përkatëse si dhe FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ai theksoi se ky bashkëpunim ka qenë shumë i frytshëm sidomos në fushat e shkollimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Nga ana e tij ambasadori Minxhozi  theksoi nivelin e mirë të bashkëpunimit në mes të dy shteteve,   duke pohuar se, thellimi i këtij bashkëpunimi nuk është vetëm në të mirë të dy shteteve tona, por në të mirë të sigurisë së rajonit dhe me gjerë.

Me këtë rast ambasadori Minxhozi  vlerësoi se përvojat e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s do të jenë të dobishme edhe për Kosovën drejtë objektivit të saj për të qenë anëtare e NATO-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)