13 Janar 2025

Shqipëria konfirmoi mbështetjen për KFOR-in

Tiranë, 24 shtator - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, është mirëpritur dje nga Shefi i Mbrojtjes së Shqipërisë, Gjeneral Major Jeronim Bazo, në Tiranë.

Gjeneral Figliuolo nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis Forcave të Armatosura Shqiptare dhe KFOR-in, dhe ai gjithashtu shprehu falenderimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të oficerëve të stafit shqiptarë të NATOs në selinë e KFOR-it.

Në këtë drejtim Gjeneral Figliuolo theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Autoriteteve Shqiptare dhe KFOR-in, i konfirmuar nga autorizimi i shpejtë i dhënë javën e kaluar, për të lejuar një helikopter të KFOR-it për të fluturuar mbi territorin shqiptar për një operacion të kërkim-shpëtimit.

Në vazhdën e politikës të qasjes gjithëpërfshirëse të caktuar nga Komandanti i mëparshëm i KFOR-it, ky takim është mbajtur si pjesë e agjendës së bisedimeve të nivelit të lartë në bazë të angazhimeve të rregullta me Shefat e Mbrojtjes të vendeve të ndryshme të cilat kufizohen me rajonin e  Përgjegjësisë së KFOR-it.

Kjo përfaqëson një mundësi efektive për të shkëmbyer informacion dhe pikëpamje për situatën e përgjithshme të sigurisë në rajonin e Ballkanit.

Me këtë rast Gjemeral Figliuolo u takua poshtu edhe me Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Zonjën Mimi Khodeli.

Ata diskutuan tema të rëndësishme që lidhen kryesisht me situatën e përgjithshme në Kosovë dhe zhvillimet e fundit politike dhe ata ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit për të përmirësuar situatën e sigurisë në rajon.

Në veçanti Gjeneral Figliuolo dhe Ministri Khodeli kanë shqyrtuar një marrëveshje të mundshme për zbatimin e procedurave tashmë të testuara në lidhje me hapësirën ajrore për aktivitetet operative.

Komandanti i KFOR-it theksoi përmirësimin në situatën e sigurisë, pas marrëveshjes në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe ka konfirmuar përpjekjen e vazhdueshme të misionit të NATO-s për të kontribuar për një mjedis më të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes.

Ministri Khodeli konfirmoi mbështetjen e plotë të vendit të tij për misionin e NATO-s KFOR-it në Kosovë.

Përveç kësaj, Gjeneral Figliuolo u takua me ministrin Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Samir Tahiri.

Ata ranë dakord mbi rëndësinë e KFOR-it, si reagues i tretë, për të mbështetur Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolin e tyre si përgjigjës të parë dhe të dytë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në fushën e operacioneve.
 
Në Tiranë, Gjeneral Figliuolo ka pasur mundësi të flasë edhe me Ambasadorin italian në Shqipëri, Shkelqësinë e tij, Massimo Gaiani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)