Shqipëria i ofron MPB mbështetje për ngritjen e kapaciteteve
Prishtinë, 13 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti sot në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka.
Ministri Rexhepi e njoftoi ambasadorin Lauka për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe angazhimet që priten të ndërmerren në adresimin e reformave në sektorin e sundimit të ligjit në vend.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Islam Lauka, pasi e përgëzoi ministrin Rexhepi për emërimin e tij Ministër i Punëve të Brendshme, shprehu besimin se do të vazhdohet me bashkëpunim të ndërsjellë, duke ofruar mbështetjen e Qeverisë së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve të MPB-së.