15 Janar 2025

Shqipëria e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kosovën në siguri

Prishtinë, 5 tetor - Sot ministri për  Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) Rrustem Berisha pritë në takim pune ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Qemal Minxhozi.
 
 Ministri Berisha fillimisht falënderoi ambasadorin Minxhozi dhe nëpërmjet tij ministren e Mbrojtjes për  pritjen e ngrohtë që i është bërë atij  gjatë vizitës në Shqipëri.

Duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, ministri Berisha theksoi se bashkëpunimi  i mirë i deritashëm në mes të dy ministrive do të thellohet edhe më tej sidomos në fushat: e edukimit, trajnimit dhe të  ushtrimeve të përbashkëta në mes ushtrisë së Shqipërisë dhe FSK-së.      

  Më pas ministri Berisha u shpreh se  Kosova, përkatësisht MFSK-ja po pret angazhimin e Shqipërisë për inkuadrimin e Kosovës në nismat regjionale të sigurisë, e cila me përvojën e saj  do ta ndihmojë edhe  në fushën e integrimeve euroatlantike.  

Po ashtu ministri Berisha e njoftoi  ambasadorin Minxhozi  rreth  procesit  të transformimit të  FSK-së në FAK, i cili  proces, siç tha  ai, kërkon angazhimin e faktorëve relevantë të brendshëm në bashkëpunim me partnerët  strategjikë të Kosovës.

 Nga ana e tij ambasadori Minxhozi e  uroi ministrin Berisha për detyrën e re, duke nënvizuar se  Shqipëria është e gatshme të thellojë bashkëpunimin  në fushën e sigurisë në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe MFSK-së, si  dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët në të mirë të sigurisë së dy vendeve tona, rajonit  dhe më gjerë.

 Ambasadori Minxhozi,  në fund  të takimit, paralajmëroi edhe vizitën e ministres së Mbrojtjes së Shqipërisë znj. Olta Xhaqka, e cila do të zhvillohet gjatë muajit nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)