24 Dhjetor 2024

Shqipëria e gatshëm të rritë kontributin në njësitë e KFOR-it

Tiranë, 3 gusht - Shqipëria është e gatshme të rrisë kontributin e saj në njësitë e KFOR-it, por jo në zonat më të nxehta të Kosovës.

Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë duke iu referuar situatën në veri të Kosovës ndërsa shtoi se prania e KFOR-it në veri është një faktor madhor paqeje dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon.

Kryeministri Berisha gjithashtu i konsideroi aktet në veri të Kosovës si veprime të një grushti kontrabandistësh, aventurierësh, kriminelësh dhe fallangash të Serbisë së Madhe, që kërcënojnë rendin kushtetues të një vendi të lirë dhe të pavarur.

Gjithashtu kryeministri Berisha inkurajoi të dyja palët të nisin dialogun me tyre si në interes të dy vendeve.

\"Ne bëjmë thirrje që këto zhvillime të mos shënojnë një bllokim të procesit të negociatave mes dy vendeve,pasi ky është interesi më i mirë jo vetem i te dy vendeve por edhe i gjithë rajonit\", tha kryeministri duke shtuar se është rasti që Beogradi të faktojë se është shkëputur nga ankthi i Serbisë së Madhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)