16 Janar 2025

Shqipëria do të vazhdojë të përkrahë strukturat e sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 18 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, priti në takim drejtorin e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Haki Çako.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Temë bisede në këtë takim ishin marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

Ministri Hyseni theksoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë do të forcohen edhe më tutje, duke thelluar bashkëpunimin në mes të dyja vendeve, me theks të veçantë në bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë, përkatësisht në rrafshin e bashkëpunimit policor.

Ministri Hyseni e vlerësoi lartë bashkëpunimin profesional që zhvillohet midis dy policive.

Ndërsa, drejtori i Policisë së Shqipërisë, Haki Çako, tha se shteti i Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format dhe do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)