01 Maj 2024

Shqipëria dhe Kosova të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Pishtinë, 10 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministren e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.

 
Kryeministri Thaçi dhe ministrja Kodheli theksuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes vendeve tona, si dy shtete të pavarura, me orientim të qartë evropian dhe euroatlantik.
 

Përvoja e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, është e një rëndësie të veçantë edhe për Republikën e Kosovës – tha Kryeministri Thaçi dhe falënderoi ministren Kodheli për mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në funksion të arritjes së standardeve më të larta të NATO-s për FSK-në.
 

Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, falënderoi kryeministrin Thaçi për lidershipin e treguar në proceset më të rëndësishme historike për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë që në të ardhmen të dy shtetet, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)