13 Janar 2025

Shqipëria dhe Kosova avancojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Prishtinë, 26 korrik - Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës(MFSK)z. Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën në takime të ndara atasheun ushtarak shqiptar, kolonel Ahmet Leka, me rastin  e përfundimit  të misionit  të tij.  Ministri Berisha dhe komandanti Rama falënderuan kolonelin Leka dhe përmes tij Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë  për  kontributin e tyre të madh në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumë fusha.

Në shenjë falënderimi, ministri Berisha kolonelit Leka i dhuroi Mirënjohje për angazhimin e tij në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Më këtë rast, ministri Berisha u shpreh: “Ju falënderoj për bashkëpunimin korrekt dhe frytdhënës e mbi të gjitha vëllazëror gjatë mandatit Tuaj si Atashe i Shqipërisë në Kosovë. Ndihma Juaj dhe e Shtetit shqiptar kanë një domethënie të veçantë për ne. Më lejoni që në emër të Ministrisë që drejtoj, në emër të FSK-së dhe në emrin tim personal, të ju falënderoj për kontributin Tuaj, në fusha të ndryshme, në  Forcën e Sigurisë të Kosovës,” tha ministri Berisha.

Atasheu Ushtarak i Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, është shprehur falënderues për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve gjatë ushtrimit të mandatit të tij në Kosovë.

“Kam pasur fat dhe privilegj të punoj me Ju ministër Berisha.  Jam ndier shumë i vlerësuar dhe i motivuar në detyrën time. Padyshim kjo është periudha më e mirë e karrierës time, pasi më mundësoj të kontribuoj për Ju, për vëllezërit e mi, duke realizuar kështu një ëndërr fëmijërie. Duke njohur angazhimin tuaj, potencialet dhe përpjekjet e vazhdueshme për ngritjen e vlerave të ushtarakëve të Kosovës, jam i bindur se janë garancia më e mirë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përkatësisht transformimin e  FSK-së në FAK”, është shprehur kolonel Leka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)