Shpërthim në oborrin e policit në Mitrovicën veriore
Prishtinë, 19 shkurt - Persona të panjohur në veri të Mitrovicës kanë aktivizuar sot herët në mëngjes një mjet shpërthyer në oborrin e një pjesëtari të Policisë së Kosovës.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 01.30 pas mesnate, nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Zëvendësdrejtori i policisë rajonale Ergin Mediq ka thënë për Tanjug se shpërthimi është bërë në oborrin e shtëpisë familjare të Xh. D në rrugën Mesha Selimoviq.
Shpërthim ka pëlcitur xhamat e shtëpisë dhe ai ka ndodhur afër shtëpisë së studentëve (serbë) në Mitrovicë.
Brenda 24 orëve ky është shpërthimi i dytë në Mitrovicë.