Shpërthim në në veri të Mitrovicës
Mitrovicë, 14 tetor - Sot rreth orës 4:10 të mëngjesit në banesën e një punëtori të Drejtorisë së Financave në veri të Mitrovicës ka shpërthyer një bombë.
Lënda plasëse është vendosur në banesën e Nebojsha Mariç. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, bomba ka qenë e vendosur në dritaren e banesës. Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe banesa përreth.
Mariç është punëtor i Drejtorisë së Financave në komunën ilegale në veri të Mitrovicës, ka qenë në listën e partisë SLS për zgjedhjet e 3 nëntorit, por është larguar prej saj disa ditë më parë.