12 Maj 2024

Shpërthim në Istog

Prishtinë, 11 prill - Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se sot rreth orës 00:55 në lagjen “Lug” në Istog ka ndodhur një shpërthim, i cili është raportuar nga ankuesi Zharko Gj.

Në vend ngjarje menjëherë kanë dalë Njësitet e Policisë Kosovës nga Stacioni Policor në Istog,për të ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar vendin e ngjarjes.

Po ashtu edhe Njësiti i Hetimeve Regjionale i është përgjigjur vendi të ngjarjes për të zhvilluar këqyrjen e vendit të këtij shpërthimi nën mbikëqyrjen e Prokurorit shtetit.

Policia ka kontaktuar me ankuesin e lartcekur si dhe bashkëshorten e tij D. K. të cilët deklaruan që gjatë kohës që ishin duke fjetur në shtëpinë e tyre, kanë dëgjuar një shpërthim nga i cili është dëmtuar dera hyrëse e shtëpisë së tyre si dhe muri ndarës i banjës dhe korridorit të shtëpisë së ankuesit.

Në momentin e shpërthimit, në brendi të shtëpisë gjendeshin vetëm dy personat e lartcekur dhe asnjëri prej tyre nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Deri në momentin që po raportojmë, nuk ka persona të njohur të dyshuar lidhur me rast.

Njësiti i Hetimeve Regjionale DRP Pejë ka marrë rastin “Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” për procedim të mëtutjeshëm,dhe rasti është duke u hetuar në pista të ndryshme nga ky Njësit në bashkëpunim me Stacionin Policor në Istog.

\"Deri në momentin që po raportojmë, nuk kemi një identifikim të mjetit të shpërthyer, gjë që do të bëhet nga Njësitet përkatëse të PK –ës,që janë në vendin e ngjarjes\", thuhet në njoftimin e policisë.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Përgjithshme së Policisë Kosovës në vendngjarje kanë arrit edhe njësi tjera të specializuara.Për çdo risi në lidhje me këtë rast do të njoftoheni me kohë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)