Shpërthim i fuqishëm te Tre Rrokaqiejt në veri të Mitrovicës
Policia e Republikës së Kosovës konfirmon shpërthimin, por thotë se nuk ka të lënduar.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë se shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në të paktën katër automjete, ndërsa për të lënduar në njerëz nuk bëhet fjalë.
Në bazë të hetimeve të para, besohet se ai është shkaktuar nga një granatë dore.
Hoti ka bërë të ditur edhe për një tjetër shpërthim në Leposaviq, pranë një barnatoreje bujqësore, në pronësi të një qytetari serb.
Policia po heton për gjetjen e autorëve në të dyja rastet.
Ndërsa banorët e lagjes kanë thënë për KTV-në se nga shpërthimi janë dëmtuar disa makina që ishin të parkuar në vendin ku ndodhi shpërthimi.