Shpërthim i fuqishëm në një impiant të Teksasit
SHBA, 18 prill - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një impiant plehrash kimikë në Uako të Teksasit.
Raportet flasin për së paku dy persona të vdekur dhe mbi 60 të tjerë të plagosur.
Shkaku i shpërthimit nuk ka qenë i njohur menjëherë. Pamjet televizive kanë treguar shtëllungë të madhe tymi dhe disa ndërtesa të përfshira në zjarr.
Guvernatori i Teksasit, Rick Perry, ka thënë se ka mobilizuar burimet shtetërore për të ndihmuar autoritetet lokale në menaxhimin e incidentit.