Shpërthim i fuqishëm në Feronikel
Prishtinë, 25 gusht - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21, në fabrikën e Feronikelit në Drenas. Deri më tash nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me shpërthimin dhe pasojat eventuale të tij.
Por, kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, i ka deklaruar KTV-së se në këtë incident nuk ka asnjë të lënduar. Shpërthimi ka tronditur shtëpitë që gjenden në afërsi të kësaj fabrike.
Një numër i banorëve të tyre kanë protestuar para hyrjes së kësaj fabrike, duke kërkuar ndërprerjen e punës së saj. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Baki Kelani.
Një shpërthim aksidental, pas shpërthimit disa familjarë që jetojnë afër fabrikës kanë dalë dhe kanë protestuar para objektit\", ka thënë Kelani.
Këto familje ankohen prej kohësh për ndotjen e ambientit nga tymtarët e kësaj fabrike.