22 Dhjetor 2024

Shpërthim dhe rrahje masive në Zveçan

Mitrovicë, 6 shtator - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur së rreth njëqind persona besohet të kenë qenë përfshirë në një rrahje masive mbrëmë në Zveçan, gjatë së cilës së paku dy persona janë lënduar.

Në një komunikatë për opinion, zyrtarët e rendit sqarojnë se “besohet që grupe qytetarësh serbë, nga veriu i Mitrovicës dhe Zveçani, janë përfshirë në këtë rrahje masive”.

Policia e Kosovës në Zveçan, në pamundësi për ta kontrolluar situatën në qytet, ka kërkuar ndihmë nga policia e EULEX-it, pjesëtarë të së cilës kanë arritur ta vënë situatën nën kontroll, thuhet në komunikatë.

Gurë dhe gjësende të tjera të forta janë hedhur në drejtim të forcave policore të EULEX-it nga grupet e personave të dyshuar, ndonëse nuk është raportuar për të lënduar nga ana e zyrtarëve të EULEX-it.

Gjatë kohës kur ka ndodhur rrahja masive në qytet, është dëgjuar një shpërthim në oborrin e furrës së bukës, pronë e një shqiptari, në rrugën “Mbreti Petër” në Zveçan. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale.

Autoritetet nuk besojnë se shpërthimi mund të jetë i ndërlidhur drejtpërsëdrejti me rrahjen.

Rrahja masive besohet të ketë qenë e motivuar nga përleshja e një nate më parë në mes të disa të rinjve nga Zveçani dhe Mitrovica, e raportuar të ketë ndodhur në veri të Mitrovicës, ndërsa në atë rast pesë persona, të gjithë të mitur, janë arrestuar dhe ndaluar në lokalet policore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)