Shpërthim bombe në Mitrovicë
Prishtinë, 20 shtator - Mëngjesin e sotëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm. Sipas informacioneve, shpërthimi ka ndodhur shumë pranë ndërtesës së postës dhe Telekomit.
Ndërkohë që zv/drejtori i Policisë rajonale të Mitrovicës Besim Hoti ka theksuar se dyshohet për një granatë dore, e cila ka sjellë disa pasoja të vogla materiale.
Sipas tij, ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë rast, por forcat e policisë po vazhdojnë me hetimet.