Shpërthim automjeti në Gjakovë
Prishtinë, 24 qershor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Gjakovë dje rreth orës 01:55 është njoftuar nga viktima Pashkë M. (lagja Brekoc)- lidhur me një rast detonimi në automjetin e tij të tipit Jepp Hunday i cili ishte demoluar.
Ky shpërthim kishte shkaktuar edhe dëme tjera në shtëpinë e viktimës.
Njësitë përkatëse policore të këtij stacioni kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta siguruar vendin, për derisa është njoftuar edhe Prokurori im shtetit,dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Njësiti i kriminalistikës rajonale, dhe Njësiti përkatës për dominim,për të bërë këqyrjen e vendit të këtij rasti.
Përpos dëmeve materiale në ketë rast nuk ka te lënduar.
Njësiti përkatës i hetimeve rajonale DRP Pejë është duke e hetuar rastin për të mësuar të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj vepre,dhe pas kompletimit rasti do të procedohet në Prokurorinë e shtetit.