Shpërthen zjarri në zyren e Ivanoviç
Mitrovicë, 2 prill - Një zjarr që ka shpërthyer mbrëmë rreth orës 23:00 në veri të Mitrovicës, ka djegur tërësisht zyrat e Iniciativës Qytetare (SDP), të cilën e udhëheq Oliver Ivanoviç.
Nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa lideri i kësaj partie ka deklaruar se incidenti i ndodhur ka motive politike.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe hetimet janë në proces, ndërkohë që autorët dhe motivi i këtij akti deri tani janë të panjohur, raportojnë medat vendase.