Shpenzimet ushtarake botërore ranë për herë të parë në 15 vjet
Stokholm, 16 prill - Sipas të dhënave të Institutit të Stokholmit për studimin e problemeve të paqes, shpenzimet globale për armatime vitin e kaluar ranë për herë të parë në 15 vjet.
Siç vihet në dukje në raportin e Institutit, vitin e kaluar ka pasur një ndryshim në bilanc: ndërsa vendet perëndimore demonstrojnë tendencën për kursim, në Lindje shpenzimet për nevojat ushtarake po rriten gradualisht.
Gjithsej në vitin 2012 për armatime në botë u shpenzuan 1.75 trilionë $ - 0.5% më pak se në vitin 2011.
Shpenzimet për armatime janë rritur në Rusi, Kinë, në Lindjen e Mesme dhe SHBA, të cilat vazhdojnë të mbeten lidere në këtë indeks: atyre u bie për pjesë 39% e shpenzimeve ushtarake botërore.