Shpend Maxhuni emërohet zëvendësdrejtori policisë
Prishtinë, 9 prill - Pozita e zëvendës drejtorit në Policinë e Kosovës është plotësuar ditën e premte, kur ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka emëruar zëvendësdrejtor të përgjithshëm Shpend Maxhunin. Këtë lajm e ka konfirmuar ministri, i cili ka thënë se kjo është e drejtë ekskluzive e tij.
"Unë sot kam emëruar z. Shpend Maxhuni si u.d të drejtorit të përgjithshëm të policisë së Kosovës", ka thënë ministri Rexhepi.
Maxhuni deri në emërimin në këtë pozitë ka qenë zëvendës i zëvendësdrejtores për operativë në Policinë e Kosovës.
Zv/drejtori aktual ka konkurruar edhe për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës në konkursin e cila ishte hapur para disa muajsh.