Shpend Maxhuni, emërohet U.D i Drejtorit të Policisë
Prishtinë, 5 gusht - Kryeministri Republikës së Kosovës Hashim Thaçi merr vendim për emërimin e Shpend Maxhuni, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 paragrafit 3 dhe 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 43 paragrafit 2 të ligjit nr. 03/L-035 për Policinë, si dhe të nenit 4 (4.1) të rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, ka nxjerrë:
Vendim
Për emërimin e Shpend Maxhuni, ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Shpend Maxhuni do ti kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit 03/L-035 për Policinë dhe legjislacionit përkatës për policinë.
Mandati i Shpend Maxhuni si ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës përfundon në momentin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, në pajtim me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit përkatës për policinë apo të nxjerrjes së vendimit tjetër nga Kryeministri.
Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.