Shpend Ahmeti viziton policët në detyrë
Prishtinë, 1 janar - Kryetari i Komunës Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka zgjedhur që një pjesë të natës së Vitit të Ri ta kalojë pranë qytetarëve të kryeqytetit, përkatësisht, policëve që janë në detyrë.
Nëpërmjet profilit të tij në Facebook ai ka njoftuar se për një kohë ka qëndruar në Policinë e Kosovës ku përveç se është njoftuar për gjendjen e sigurisë në Prishtinë, gjithashtu ka festuar me disa prej policëve kosovar.
Edhe në polici atmosferë punë. Shumë pak incidente. Urime policëve dhe faleminderit, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij, duke e publikuar edhe një foto nga vizita policëve.