Shpallët konkursi për Kryeprokurorë të Shtetit
Prishtinë, 3 dhjetor - Këshilli Prokurorial i Kosovës në bazë të nenit 109 dhe 110 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nenit 20 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit, Rregullores për procedurën e nominimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit, Vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës të datës 26 nëntor 2014, sot ka shpallë konkursin e brendshëm për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Shpalljes se konkursit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit i ka paraprirë plotësim-ndryshimi i Rregullores për procedurën e nominimit dhe propozimit për emërim të Kryeprokurorit të Shtetit.
Afati i konkursit të brendshëm për Kryeprokurorë të Shtetit do zgjasë 15 ditë.