15 Janar 2025

Shpallet konkursi për 15 pozita për prokurorë

Prishtinë, 23 mars - Është mbajtur takimi i nëntëdhjetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i kryesuar nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh  Kryetarit i Këshillit, Sylë Hoxha.

Mbledhja e nëntëdhjetegjashtë e KPK-së kishte si pikë të vetme të rendit të ditës shqyrtimin dhe miratimin e vendimit  për shpalljen e konkursit për prokurorë, në pajtim me nenin 110 (20 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës), Marrëveshjes së Parë lidhur me parimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, neni 4.1. 1.2. i nenit 17 dhe 18 të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nenin 19 të Ligjit për Prokurorin e Shtetit dhe nenin 3 të Rregullores për procesin e rekrutimit, emërimit dhe ri-emërimit të prokurorëve.

Pas diskutimeve, shtatë anëtaret e KPK-së pjesëmarrës të këtij takimi, unanimisht votuan që të shpallet konkursi për 15 pozita për prokurorë.

Konkursi do të shpallet me 25 mars 2015 dhe do të jetë i hapur deri me 25 maj 2015.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)