Shpallet dënimi për një rast të kontrabandës me imigrantë
Prishtinë, 30 tetor - Sot, një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Prizrenit e shpalli Adrian Bytyqin fajtor për kontrabandë me imigrantë dhe e dënoi atë me burgim prej tri vjetësh. I pandehuri u dënua në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.
Ardian Bytyqi u shpall fajtor për kontrabandën e imigrantëve, kryesisht me prejardhje turke, nga Kosova për në Kroaci dhe Slloveni dhe tutje për në destinacionet përfundimtare të tyre në Itali dhe në vendet e tjera të BE-së, përfshirë Hungarinë, Austrinë, Gjermaninë dhe vendet e tjera të Evropës perëndimore.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
I pandehuri u arrestua në prill 2012 si pjesë e një operacioni të përbashkët të Njësisë së EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe të Departamentit të Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së më 16 prill 2013. Gjykimi ka filluar më 28 tetor 2013.