Shpallet aktgjykim dënues për veprën penale dhuna në familje
Prizren, 25 maj – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit R.K., për shkak se:
- Me datë 23 maj 2021, në Prizren, ka kryer dhunë ose keqtrajtim psikologjik ose ekonomik me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda familjes, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes të vazhdueshme me të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, për arsye të xhelozisë nga ana e të akuzuarit, i njëjti të dëmtuarën – bashkëshorten e tij në prezencë të fëmijëve të tyre i bën presion psikologjik duk e akuzuar të dëmtuarën se është duke e tradhtuar dhe se po komunikon në rrjete sociale, duke i cenuar dinjitetin e të dëmtuarës,
- Kësodore kanë kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin R.K., e GJYKON:
Dënim me GJOBË në shumën prej katërqind (400) euro
Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej tetë (8) muajve,
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Gjithashtu, gjyqtari i procedurës, të akuzuarit R.K., pas shpalljes së aktgjykimit, i ka vazhduar paraburgimin dhe atë nga data e ndalimit me datë 23.05.2021 e deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.