Shpallen projektet për bashkëpunim ndërkufitarë Kosovë - Shqipëri
Gjakovë, 28 maj - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me ministren e Zhvillimit Urban të Shqipërisë, Eglantina Xhermeni, do të marrin pjesë në shpalljen e projekteve fituese të konkursit Profesionistët e Rinj për Bashkëpunim Ndërkufitarë Kosovë - Shqipëri për zonat ndërkufitare Gjakovë - Has - Tropojë me projektin Shtigjet e Lirisë dhe Prizren - Kukës me projektin Korridori i Gjelbër.
Ceremonia e shpalljes së projekteve fituese, do të mbahet sot duke filluar nga ora 12:00 pranë Konsullatës së Nderit të Shqipërisë, në Çarshinë e Madhe në Gjakovë.